Michel: E rëndësishme zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate për në BE
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate për në BE është e një rëndësie të madhe, veçanërisht për sa i përket mosmarrëveshjeve që lidhen me të drejtat e pakicave, vuri në dukje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas darkës së udhëheqësve në Athinë.
Më konkretisht, ai nënvizoi se zgjerimi është një proces i dyanshëm.
“Vendet kandidate duhet të reformojnë, por edhe BE-ja duhet të përgatiten. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe është parësore, veçanërisht ato që lidhen me të drejtat e pakicave”, ka thënë ai, shkruan ana-mpa.
Bëhet e ditur se sipas të njëjtit, takimi joformal në Athinë ishte një rast i mirë për të diskutuar zgjerimin me partnerët, ndërsa u theksua se mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës mbetet e palëkundur.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënvizoi se debati për zgjerimin është shumë i ndezur dhe duhet momenti.
“Qëllimi nuk është vetëm zgjerimi, por edhe BE-ja të bëhet më e fortë”.