Miftaraj pas rastit në Ferizaj: Dorëheqjet si akt moral duhet të pasonin sot

Drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas vrasjes së gruas në Ferizaj. Ai ka thënë se pas këtij rasti duhet të kishte dorëheqje.

“Edhe nje grua vritet ne mes te dites ne institucion shteteror.
Ne nje shtet normal doreheqjet si akt moral do te pasonin sot. Jo arsyetime koti, jo sqarime, por doreheqje.”, ka shkruar ai në Facebook.

Një grua u vra sot në Qendrën Sociale të Ferizajt, dhe u plagos vëllai i saj i mitur. Dyshohet se dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës./21Media

Back to top button