Miftaraj: Qeveria s’lejohet me procedu me projektligjin për buxhet – do talenta po bëjnë kërkesa të çuditshme

Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar çështjen e buxhetit, duke thënë se ligji për qeverinë nuk e lejon të procedohet me projektligjin në fjalë, duke theksuar se këtë e di edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka thënë se Supremja me aktgjykimin e saj e ka konstatuar se qeveria në detyrë me një shumicë të ministrave e ka ushtruar detyrën e deputetit pa të drejtën për të marr vendime.
“Gjykata Supreme me aktgjykim ka konstatuar se qeveria në detyrë me shumicën e ministrave duke ushtruar edhe detyrën e deputetit njëkohësisht ska drejtë me marr vendime. Konflikt interesi-vepër penale”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovës në shkresën zyrtare qeverisë në detyrë, i ka treguar se pas vendimit të Supremes nuk i takojnë ata në objekte qeveritare.
“Edhe vet LVV po e din se ligji për qeverinë nuk ua lejon me procedu me projekt ligjin për buxhet andaj po kërkojnë rrugë tjera ligjore. E dalin disa talenta bëjnë kerkesa të çuditshme që haptazi shihet dhe dihet se janë kundër kushtetuese dhe të kundërligjshme. Edhe Besnik Bislimi dhe Avni Zogu po qeshin me za. Me demek, dosta rune nivelin, fshehuni pak se krejtë po dalloheni”, theksoi Miftaraj. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?