Milani mposht Monzan

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Monzas dhe Milanit, ku kampioni italian ka arkëtuar pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brianteo” u shënua vetëm një gol, ku Milani e mposhti Monzan si mysafirë 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Junior Messias, i cili vulosi rezultatin final 1:0 në minutën e 31’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Milani ngjitet në pozitën e tretë në kuotën e 44 pikëve, krahas Monzas që zë vendin 10 me 29 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Milanit.

Back to top button