Newcastle e pëson nga Liverpooli

Vetëm dy humbje këtë sezon për Newcastle dhe që të dyja janë nga Liverpooli.
Gjiganti anglez, Liverpool si duket e ka gjetur këndelljen pasi që regjistroi sot fitoren e dytë me radhë në Premier Ligë, pas një barazimi dhe dy humbjeve nga Brightoni dhe Wolverhamptoni.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Liverpooli e mposhti Newcastle United si mysafirë me rezultat solid 2:0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht rezultatin e zhbllokoi Darwin Nunez me golin e tij në minutën e 10’, ndërsa Cody Gakpo me golin e tij në minutën e 17’ u përkujdes për rezultatin final 2:0.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tetë në tabelë në kuotën e 35 pikëve, kurse Newcastle zë vendin e katërt me 41 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button