Ministria anulon blerjen e veprave të artit

Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marr vendim të anulojë gjithë procesin. Kështu ka njoftuar sot Ministria e Kulturës në “Facebook” duke e bër publik edhe vendimin e anulimit.
“Angazhimi ynë për të mbështetur dhe fuqizuar skenën e pavarur kulturore të Kosovës nuk do të ndalet. Mbesim të përkushtuar që të zhvillojmë procese gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit artistik”, ka thënë Ministria.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është ballafaquar të enjten paradite me artistët të cilët e kundërshtuan vendimin për blerjen e veprave të artit nga MKRS.
Sipas MKRS, komisioni vlerësues kishte përzgjedhur për blerje 68 vepra arti, të 68 autorëve vendas në vlerë të përgjithshme prej 247 mijë eurove./21Media

Back to top button