Ministria e Drejtësisë solli vendim: Nuk do të ketë falje të fundvitit, do të ketë ligj të ri!

Pas konsultimit me Drejtorinë për zbatim të sanksioneve, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që këtë vit të mos parashtrojë propozim për falje të fundvitit, gjegjësisht lista në tërësi prishet, kanë informuar nga MD.
Sipas ministrisë, tashmë ekziston grupi i punës i cili punon në përpilimin e një zgjidhje të re ligjore, me të cilën parashihet ashpërsim i kritereve për falje.
“Kjo bëhet me qëllim që të jepet kohë që paraprakisht të specifikohen kriteret dhe ligjërisht të ashpërsohen filtrat në raport me atë se si përpilohen listat me propozime të personave të cilët duhet të falen. Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës, i cili do të punojë në krijimin e një propozim – ligji të ri për falje, me të cilin do të ashpërsohen kriteret dhe do të definohen kushte më të ashpra për atë se kush mund të falet. Me këtë konsiderojmë se do të zvogëlohen mundësitë që në këto lista në të ardhmen të gjenden persona të cilët në publik ngjallin dyshime për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë”, është bërë e ditur mes tjerash në njoftimin e MD-së, transmeton TV21./21Media

Back to top button