Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Mbroni veten dhe familjen tuaj!

 
Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes. Kështu thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetsisë në Facebook, ku bëhet apel për vaksinim, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Tutje në njoftimin e MSh-së thuhet se mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër gripit sezonal.
“Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal! Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Shëndetsisë./21Media

Back to top button