Ministria e Shëndetësisë: Bëni kujdes për ta parandaluar shpërthimin e epidemive

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje qytetarëve që ta vlojnë ujin.
MSH bëri thirrje për kujdes të shtuar për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, ”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e MSH-së në Facebook.
MSH thotë se Qeveria e ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet tutje në njoftim./21Media
 

Back to top button