Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog dhe kompromis.
Në një postim në Instagram, Vuçiq ka thënë se kanë nevojë për një jetë normale.
“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi të jemi më të mirët, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritshmëritë e veta”, ka shkruar ndër tjera Vuçiq në një postim në Instagram.


Ai theksoi se nevojitet unitet në Serbi “për ta shpëtuar vendin”./21Media

Back to top button