Ministria e Shëndetësisë mohon vendosjen e çipave për mjekët
Oda e Mjekëve e quan ide qesharake
Ministria e Shëndetësisë ka mohuar informacionet se mjekëve do tu vendosen çipa për të parandaluar ikjen e tyre gjatë orarit të punës. Në ministri thonë se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, ndërkohë Oda e Mjekëve e ka quajtur qesharake idenë e çipave kontrollues. Tema e çipave u aktualizua në kohën kur mjekët e infermierët po e braktisin QKUK-në, qoftë për të punuar jashtë vendit, qoftë në klinika private./21Media