Ministria me konkurs pune për 75 pozita

Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të hap konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e ministrisë, ku thuhet se konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.
”Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të realizoj tranzicionin e sukseshëm të FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional, në përputhje me standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftim.
Pozitat për të cilat do të hapet konkursi janë:
1. Mjek specialist
2. Infermier
3. Asistent i Stomatologjisë
3. Biokimist
4. Psikolog/Psikolog Klinik
4. Teknik i Veterinarisë
5. Zyrtar Ligjor
6. Specialist për mbrojtje kibernetike
7. Zhvillues i Sistemeve
8. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
9. Menaxher i Web Faqes
10. Zyrtar për Mirëqenie
11. Zyrtar për cilësi
12. Teknik i ushqimit
13. Hidroinxhinier
14. Inxhinier i Ndërtimtarisë
15. Zjarrfikës
16. Mekanik
17. Inspektues i derivateve
18. Ligjërues/Instruktor i vozitjes
Ministria i ka ftuar të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut të aplikojnë për pozitat specialistike të cilat do të bëhen të ditura sapo të hapet zyrtarisht konkursi./21Media

Back to top button