Rusia thotë se ka shkatërruar armë perëndimore të destinuara për Ukrainën

Ushtria ruse pretendon se ka shkatërruar një ngarkesë perëndimore armësh në rajonin Zhytomyr të Ukrainës raporton BBC.
Raporti vjen nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, e cila thotë se Rusia përdori raketa Kalibr të lëshuara nga deti.

Ndër përditësimet e tjera, Rusia gjithashtu thuhet se ka sulmuar një bazë stërvitore për forcat e operacioneve speciale ukrainase, si dhe objektet e magazinimit të karburantit pranë qytetit port jugor të Odesa-s./21Media

Back to top button