Ministrja këshillon shqiptarët të ecin këmbë e ta përdorin më pak makinën

 
Derisa çmimet e naftës po rriten dita ditës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Shqipëri, Belinda Balluku ka këshilluar shqiptarët që në vend të makinës t ecin në këmbë.
“Çmimi i energjisë është një hall shumë i madh, por sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Kjo është edhe arsyeja pse po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës. Ka edhe një mundësi tjetër për naftën. Duhet të konsumojmë më pak. Mos marrim makinën për të blerë bukë apo cigare te cepi i rrugës, por të ecim në këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet. Ky është një produkt që tregtohet nga privatët dhe nuk ka çfarë bën shteti.”, tha ajo në një konverencë për media.
Në të njëjtën konferencë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për situata dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë./21Media

Back to top button