Ndihma e BE-së për refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme tha zyrtari polak
Oferta e Bashkimit Evropian prej 500 milionë eurove (415 milionë £) në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski.
“Kjo shumë sigurisht që nuk do të jetë e mjaftueshme, veçanërisht pasi do të shpërndahet midis të gjitha vendeve”, ka thënë Jablonski në një intervistë për Polsat News.
Rreth 1.2 milionë njerëz, 90% e tyre qytetarë ukrainas, kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Jablonski ka deklaruar se llogaritjet fillestare vlerësojnë se kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë deri në 10 miliardë zloty (2.2 miliardë dollarë / 2 miliardë euro) nëse merren parasysh kostot e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Ky është një vlerësim për një milion njerëz dhe ne do të kemi shumë më tepër”, ka shtuar ai./21Media