Miratohet pilula e parë për trajtimin e COVID-19

Pilula e parë e krijuar për të trajtuar Covid simptomatike është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.
Tableta – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje.
Në provat klinike, pilula e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdkshmërië, transmeton rtv21.tv.
Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe imunosupresionuarit.
“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tashmë vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi për Covid-in”, tha ai./21Media

Back to top button