PSD-ja “ia dhuron” 20 milionë euro KEDS-it

Aktivistët e PSD-së kanë mbajtur një aksion para objektit të KEDS. Aty ata kanë shpërndarë kartëmonedha false në vlerë 500 euro.
E para objektit u vendos edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro. Kartëmonedhat false u tentuan të futeshin brenda objektit, por që u penguan nga policia.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se në Korporatën Energjetike të Kosovës është duke ndodhur një krim.
“Siç e dini të gjithë jeni dëshmitarë të një krimi që ka ndodhur vite më herët. Ai krim po përsëritet me një krim të radhës tani. Krimi i parë ka qenë shitja e rrjetit dhe distribucionit të Kosovës me një çmim prej 26.3 milionë euro. Kjo shitje është proklamuar si shitje që do t’u sigurojë qytetarëve të Kosovës investime në rrjet, çmime më të mira dhe të përballueshme dhe furnizim të plotë ose 24 orë në ditë me rrymë elektrike”, ka thënë Molliqaj.

Back to top button