Miratohet Projektligji për vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura

Pas një debati të gjerë të zhvilluar sot në seancën parlamentare, Kuvendi ka miratuar me 64 vota për projektligjin në parim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, të cilin e ka arsyetuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sveçla, ka thënë se Qeveria e ka miratuar projektligjin dhe është sjellë në Kuvend. Ai tutje ka shtuar se racionalizimi si proces në vendet perëndimore ka nisur në vitet 70-a.
Deputetët nga PDK-ja kanë kritikuar ministrin e Brendshëm, se me anë të këtij projektligji po e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut.
Derisa deputeti nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë se ministri Sveçla nuk është kompetent të hartojë këtë projektligj./21Media

Back to top button