Policia jep detaje për zjarrin në ndërtesën në Tophane

Sot rreth orës 12:20 një ndërtesë në lagjen Tophane në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
“Sot rreth orës 12:10, një zjarr në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci./21Media 

Back to top button