Mirsa Kërqeli bëhet nënë sërish

Mirsa Kërqeli ka dhënë një lajmin e lumtur përmes rrjeteve sociale se ka zgjeruar familjen e saj me ardhjen e një djali të vogël, të cilin e ka emëruar Ari.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau një fotografi ku shkroi: “Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll, zemrës sime edhe një jetë, fëmijëve të mi ju lindi një vëlla, familja jonë u bë e madhe… Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë. Rrofsh sa malet Ari”.

Ajo ka qenë e përqëndruar në jetën familjare larg skenës muzikore dhe tani gëzon lumturinë e të qenit nënë për të tretën herë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirsa Kerqeli (@mirsakerqelii)

Back to top button