Osmani: S’është me rëndësi kryeministri shqiptar, sesa është ideja që të thyhen monopolet etnike

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një prononcim për TV21 i pyetur për përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër shqiptar tha se nuk është shumë me rëndësi sesa do të jetë mandati i tij dhe kush është. Sipas tij, kjo është historike për faktin se për herë të parë u thyen tabutë dhe monopolet etnike, ku as një grup etnik nuk është më i favorizuar se një tjetër. Sipas Osmanit në vitet e ardhshme do të kemi edhe Presidentin e parë shqiptar.

“Vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër shqiptar ka qenë unanim, përveç një anëtari që propozoj se kryeministri i parë të ishte femër. Ajo çfarë është historike është thyerja e monopoleve etnike. Kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, u krijua një puç i vërtetë. Por kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm sepse u thye ai monopoli që një shqiptar të jetë kryetar i Kuvendit. Ideja është të thyhen monopolet etnike. Kryeministri i dytë nuk do të jetë më temë. Monopoli i dytë është ai i Presidentit të vendit, por ai është misioni i radhës i BDI-së”, tha Osamani./TV21

Back to top button