Mitreski zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit

Me 64 vota për dhe 40 kundër nga opozita, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë u zgjodh deputeti Jovan Mitreski, i cili sipas marrëveshjes ndërpartiake duhet të qëndrojë në atë pozitë deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare.

Paraprakisht deputetët kanë konfirmuar dorëheqjen e Talat Xhaferit nga posti presidencial, i cili pritet të bëhet kryeministër. Është konfirmuar edhe dorëheqja e liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga posti i kryeministrit.

Pas votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, Jovan Mitreski dha një deklaratë solemne se do ta drejtojë parlamentin me përgjegjësi dhe me këtë mori detyrën. Më pas nga selia presidenciale ka falënderuar Talat Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të legjislativit, të gjithë deputetëve dhe grupeve të deputetëve, si dhe shërbimeve./TV21

Back to top button