Kaloni te përmbajtja kryesore

Mitrovica mbetet pa ujë për shkak të një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndërprerje të ujit.

Bëhet e ditur se në bazë të informatave nga Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol momentalisht ka ndërprerje të përkohshme të prodhimit, pasi që ka një defekt në procesin e trajtimit.

“Ekipet e mirëmbajtjes teknike janë duke punuar në sanimin e defektit dhe në momentin që kemi zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button