Mitrovica nderon 76 dëshmorët (Video)

Mujka: Amanetin dhe vizionin e dëshmorëve ta çojmë në vend

 Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të institucioneve, organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, si dhe shumë qytetarë tjerë, kanë bërë homazhe dhe vendosën lule në varrezat e dëshmorëve në Mitrovicë. Gjatë kësaj ngjarje u vlerësua lart kontributi i jashtëzakonshëm i 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit./21Media

Back to top button