MKRS: Monumentet e trashëgimisë kulturore po trajtohen me prioritet

 
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese në asetet e trashëgimisë kulturore në regjion të Gjilanit.
Në shkrimin e tyre në Facebook thuhet se monumentet e trashëgimisë kulturore po trajtohen me prioritet.
“Gjithë puna po bëhet me intensitet të lartë dhe sipas dinamikës së planifikuar”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Po ashtu janë publikuar pamje nga punimet në Kullën e Sahit Agës, Xhamisë në Vryneç dhe Mullirin e Ndue Sopit në Bincë./21Media

Back to top button