Departamenti i Gazetarisë pranoi donacion nga Batalioni Danez i KFOR-it

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës sot ka pranuar edhe një donacion me pajisje teknologjike nga Batalioni Danez i KFOR-it.
Siç ka informuar Departamenti i Gazetarisë, pajisjet janë dorëzuar në MediaLab-in e Departamentit nga këshilltarët për çështje gjinore të komandantit të KFOR-it, Dr. Elisabeth Schleicher dhe Maj. Dr. Andreas Zach.
Këto pajisje do të ndihmojnë që puna praktike e studentëve në fushën e mediave të reja të jetë më mobile dhe kreative.
Në emër të Departamentit, profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj dhe profesori Alban Zeneli e kanë falënderuar Batalionin Danez të KFOR-it për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme me pajisje që ky mision i jep Departamentit të Gazetarisë./21Media
May be an image of 4 people
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor

Back to top button