MKRS për “Vera Andrron Detin”: Edhe një sukses për kinematografinë tonë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) pas çmimit të radhës të “Vera Andrron Detin”, u shpreh se ky është një tjetër sukses i kinematografisë shqiptare.
“Vera Andrron Detin” nga regjisorja Kaltrina Krasniqi triumfon në Göteborg Film FestivalEdhe një sukses për kinematografinë e vendit tonë.Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës ka fituar çmimin për Debutimin Ndërkombëtar në ‘Ingmar Bergman Competition”, thuhet në njoftim.

“Vera Andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit ka fituar çminin për Debutimin Ndërkombëtar në “Ingmar Bergmab Competition”.
“Çmimi për Debutimin Ndërkombëtar të Ingmar Bergman sivjet iu dha “Vera Dreams of the Sea” nga Kaltrina Krasniqi. Çmimi konsiston në një qëndrim në Bergmangårdarna në Fårö dhe një vizitë personale në Arkivin Bergman në Stokholm”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare.
Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./21Media

Back to top button