MKRS: Qendra Rinore në Deçan drejt finalizimit

Sot u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) dhe Komunës së Deçanit.
Në shkrimin e MKRS në Facebook thuhet se kanë ndarë shumën 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore të Deçanit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional, dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova”, thuhet në shkrimin e MKRS./21Media

Back to top button