Vdiq një person në Fushë-Kosovë, ra nga ndërtesa

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:40.
Viktima është e gjinisë femërore, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka njoftuar Ahmeti./21Media

Back to top button