Modeli i flokëve fsheh disa tipare të personalitetit tuaj
Flokët konsiderohet të jenë gjysma e bukurisë, por ajo që nuk dinit është se gjatësia dhe modeli i flokëve thonë shumë për personalitetin tuaj. Z
buloni diçka për veten tuaj ose për të tjerët, vetëm duke u nisur nga flokët.
Flokë të shkurtër
Ky model u thotë të tjerëve se keni vetëbesim, jeni sociale dhe flirtuese. Ju bëni lehtësisht miq të rinj dhe gjeni kënaqësi tek aktivitetet ose puna që nxit të menduarin dhe intelektin tuaj. Ju tregoni integritet dhe vetëkontroll, madje edhe gjatë një konflikti. Megjithatë ndodh që të tregoheni edhe impulsive dhe të veproni pa menduar gjatë.
Prerja e flokëve deri mbi supe
Vajzat që mbajnë këtë model flokësh janë të drejtpërdrejta. Ju gjithmonë thoni të vërtetën, edhe kur nuk është e lehtë. Në dallim nga shumë të tjerë, ju jeni në gjendje të gjeni një ekuilibër midis jetës tuaj personale dhe asak profesionale. Nuk ju pëlqen rutina dhe jeni gjithmonë në kërkim të emocioneve të forta dhe gjërave të reja.
Flokë të gjatë
Flokët e gjatë u tregojnë të tjerëve se jeni të kujdesshëm dhe të durueshëm. Ju keni ëndrra të mëdha dhe nuk keni frikë t’ua tregoni dhe njerëzve të tjerë. Kur vjen puna tek njerëzit që ju rrethojnë ju jeni shumë selektivë, pasi pëlqeni të krijoni marrëdhënie të ngushta, kuptimplota dhe aspak sipërfaqësore. Këmbëngulja ju ndihmon të punoni fort për ëndrrat dhe të arrini qëllimet tuaja.