Molliqaj: E lexova draftin e Asociacionit, është i frikshëm, është katastrofë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj tha se e ka lexuar draftin e stautit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Molliqaj shkroi në Facebook se drafti të cilin e ka lexuar ai është ai që “iu është prezantuar palëve”, ndërsa tha se “është i frikshëm”.
“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve”, shkroi Molliqaj.
Sipas tij, Asociacioni sipas këtij propozimi, “është katastrofë”.
“Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, shkroi ai.