Molliqaj thotë se nuk ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Policia
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar, lidhur me protestën e së shtunës, organizuar nga PSD-ja.
Në një konferencë për media Molliqaj tha se “Policia ka dështuar, nëse do të ketë hetim i bie që policia ka dështuar. Kur vendoset një kordon, ai nuk guxon me u negociu, përndryshe është vendim politik. Fillimisht, kur unë si udhëheqës i protestës kam kërkuar që të na lirohet rruga, ata nuk kanë pranuar, na kanë zvarritur dhe na kanë shtyrë. Më vonë, ata kanë pranuar kërkesat tona”.
Dje gjatë ditës ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila kërkuar veprime të menjëhershme ligjore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi goditi me shuplakë një polic gjatë protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës të thirrur nga parti.
Pas këtij reagimi Mulliqaj është shprehur se është përgjegjës për sulmin ndaj zyrtarit policor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së ditës së shtunë./21Media