Moratti flet rreth luftës për titull në Serie-A, jep një propozim të ri

Interi, Milani dhe Napoli janë duke luftuar kokë më kokë për titullin kampion në Serie-A këtë sezon.
Janë “rossonerët” ata që e kryesojnë tabelën me 68 pikë derisa ndiqen nga Interi dhe Napoli me nga 66 sosh.
Tani kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, ish-presidentin e Interit Massimo Moratti ka propozuar që nga tani e tutje të tri këto skuadra t’i zhvillojnë ndeshjet në të njëjtën kohë.
“Do të ishte më e drejtë dhe më interesante nëse të gjitha skuadrat që luftojnë për Scudetto do të luanin në të njëjtën kohë. Nëse e fiton ndeshjen që duhet rikuperuar, Interi është praktikisht në komandë. Këtë herë Interi ka bërë hapin e duhur dhe ka bindur”, thotë ish-numri një i Interit.
Më tutje ai ka rekomanduar transferimine Dybalas në skuadrën e Simone Inzaghit.
“Dybala apo Lukaku? Unë e konsideroj Dybalan aq të fortë sa do ta merrja gjithmonë, por kemi nevojë edhe për një tjetër qendërsulmues të fortë”, ka theksuar Moratti./kp

Back to top button