Mot i vranët dhe me diell

 

 

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë. Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”./21Media

Back to top button