Kaloni te përmbajtja kryesore

Mot me diell të dielën në Kosovë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor.
“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull”, ka njoftuar IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button