Moti: Po afrohet “dimri siberian”

Meteorologët parashikojnë se nga fillimi i javës tjetër pjesën më të madhe të Ballkanit do ta përfshijë një mot i ftohtë, që njihet edhe si “dimri siberian”.
Ndërkaq, sot mbi vendin tonë parashihet se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me borë të herëpashershme e e cila do të krijojë një shtresë të hollë.
Temperatura e mëngjesit deri minus nëntë,kurse ajo më e larta ditore deri në minus dy gradë.
Kushtet biometeorologjike do të shkaktojnë probleme të zakonshme te shumica e pacientëve me sëmundje kronike.
Dhimbjet reumatike dhe janë të mundshme për shkak të reaksioneve meteorologjike.Gjithashtu u këshillohet kujdes edhe për pacientët me sëmundje cerebrovaskulare./21Media

Back to top button