Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot

Mot me vranësira  të pjesshme

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira  të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 10 e 22 gradë celsius.

Nesër, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët edhe temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes 11 e 26 gradë celsius.

Mot i kthjellët parashihet të mbajë edhe në ditën e parë të fundjaves, ndërsa e diela do të jetë e ndarë në dysh: në pjesën e parë të ditës, pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, kurse në pjesën e dytë do të ketë vranësira që mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat  gjatë vikendit do te sillën në mes 13 e 27 gradë celsius./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button