Moti të dielën në Kosovë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar sa të dielën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
IHMK ka njoftuar se “në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./21Media

Back to top button