Moti: Veshuni trashë, mos e harroni çadrën!

Sot mbi vendin tonë do të mbajë moti i freskët, me shi të herëpashershëm.
Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, e cila do të bëhet më e fortë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperatura më e ulët e ditës do të jetë 13 gradë,kurse ajo më e larta 19°C.
Kushtet meteorologjike do të jenë të pafavorshme për shumicën e pacientëve kronikë, dhe kujdes i veçantë këshillohet për pacientët me semundje tē zemrës dhe astmatikët. Reagimet e mundshme meteoropatike mund të manifestohen edhe me dhimbje të muskujve dhe te kokës./21Media

Back to top button