Mozzik ofron mbështetje financiare për familjarët e të moshuarës

Reperi Mozzik ka reaguar lidhur me rastin ku një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar në Pejë.
Mozzik, përmes një statusi në Facebook, tha se i ra pishman që e pa një video të tillë.
Ai madje ofroi mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën për avokat për rastin në fjalë.
“Pse e këqyra këtë video? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! Publikisht familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar reperi.
Capital T: Shtëpia e të moshuarve në Pejë sot na keni lëndu shumë
Edhe reperi Capital T ka reaguar lidhur me rastin në Pejë, ku disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, rrahën dhe malltretuan një të moshuar.
“Shtëpia e të moshuarve në Pejë sot na keni lëndu shumë me plagë që vështirë shërohen”, ka shkruar Capital T në InstaStory.
Tayna për rastin në Pejë: Në spitale publike moti është ky fenomen
Rep-artistja Tayna, ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një të moshuare në Pejë.
Ajo ka shkruar në InstaStory se edhe në spitalet publike është ky fenomen.
“Botes definitivisht i ka hup ndjenja edhe emocioni njerezor. Marre! Keni m’u plake edhe ju moj cika e krejt kthehen n’kete jete. Ne spitalet publike moti osht ky fenomen qe sillen qysh o ma s’keqti me pacienta qe nuk kan pas kushte ma t’mira financiare me shku mu shnosh ne spitale private e pervec qe jon t’smure (qe nuk i intereson kerkujt) duhet me duru edhe arrogancen e disa prej atyne qe “punojne” aty. Po kjo ngjarje e kalon cdo kufi e krejt kta qe jon t’perfshim vec njerez nuk jon. e po lutna per kete gru me i dergu zoti shume paqe e dashni qe po get s’e ka pas as nga vete familja vet. Na fal loke per kohen qe ka ardh”, ka shkruar Tayna.
Yll Limani: Video ma shqetësuese e zemërthyese që e kom pa viteve të fundit
Këngëtari i njohur Yll Limani ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një të moshuare në Pejë.
Për videon që është publikuar në rrjetet sociale ku shihet si një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar, këngëtari ka thënë se është video ma shqetësuese e zemërthyese që ka parë viteve të fundit.
“Sa ma shpejt me e publiku emrin e institucionit ku ka ndodh kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emrat e njerëzve tjerë prezent që s’po e ndihmojnë plakën e shkretë… masanej, emrat e njerëzve që i kanë punusu këto lopa, dhe kështu me radhë… Ishalla djegni në ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb më së shumti. Amin!”, ka shkruar Yll Limani në Instagram.
Rrahja e të moshuarës, Fatmir Spahiu: Kemi ec, s’ka ma! T’ja lëshojmë ujin vetëvetes…
Edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu ka reaguar lidhur me rastin ku një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar në Pejë.
Ai ka thënë se sot refuzon të flas e të shkruaj në gjuhën të cilën e flasin dhunueset në xhirim, të paktën sot.
“Pak javë pas dhunimit të 11 vjeçares dhunohet fizikisht një zonjë në moshë të shtyme. Kemi ec, s’ka ma! T’ja lëshojmë ujin vetëvetes dhe kaq. Bravo aktores për publikimin e videos, por unë nuk po mundem me ripostu. Unë sot refuzoj me fol e me shkru gjuhën të cilën e flasin dhunueset në xhirim, të paktën sot!”, ka shkruar Fatmir Spahiu në Facebook.
Adriana Matoshi reagon për rastin ku infermierja e rrah një grua të moshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi për të moshuar në Pejë.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar.
Aktorja e deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar lidhur me këtë rast, duke e quajtur turp e tmerr atë që ka ndodhur.
“Dhimbje, lot, mall e merzi. Kushedi si ka perfundu ajo gru në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë. Tu i bajte malle fmite? Familjarët? Tu dashte me gjetë qetësi në vitet që i kanë mbetë, ajo gjendet mes flakareshave e t’keshmeve histerike të ‘motrave medicinale’ TURP E TMERR”, ka shkruar Adriana Matoshi në Facebook.

Është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj një të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë aty dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”./21Media

Back to top button