Oda e Infermierëve reagon për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka potencuar se është tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Oda ka theksuar se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe se është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj, “apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor.”
“Sjellje të tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi.”, është shkruar në reagim.
Ndryshe, dy gra janë arrestuar dhe janë duke e u intervistuar lidhur me videon e publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një grua e moshuar duke u rrahur nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ” ORENDA” në Pejë.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka informuar se është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj të moshuarës./21Media

Back to top button