MPB pranon 130 komente për Projektligjin për Pagat dhe atë për zyrtarët publikë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, sot ka thënë se kanë pranuar rreth 130 komente për Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.
Në konferencë për medie të enjten, Dobra ka thënë se pasi të shqyrtojnë të gjitha do të dërgojnë për miratim në Qeveri dhe më pastaj në Kuvend.
Dobra nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse projektligjet do të buxhetohen për vitin e ardhshëm dhe për hyrjen në fuqi të tyre, derisa është shprehur i vendosur për ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e tyre.

Back to top button