MPJ e konfirmon se diplomatja u gjet e vdekur në New York

 

Nga Ministria e Punëve të Jashtme konfirmuan vdekjen e diplomates nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara që ndodhi gjatë natës së vitit të ri, në Menheten në Ne York.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetëN e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme  të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë”, kumtuan nga MPJ-ja.

Diplomatja u gjet me një litar rreth qafës dhe ilaçe kundër depresionit, shkruan TV21./21Media

Back to top button