MTI-ja konstaton mashtrimin me sasi në dy lloje të djathit të prodhuara në Maqedoni

 

Një biznes në Prishtinë ka manipuluar me sasinë e dy llojeve të djathit që prodhohet në Maqedoninë Veriore.

Këto manipulime në sasi, tashmë janë verifikuar edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Sipas njoftimit të ministrisë, mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë në pjesë e dytë të muajit korrik.

“Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta. Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit që shkoi. Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori”, thuhet në komunikatën për mediat të MTI-së.

Pas ankesave të shoqatave siç thuhet në komunikatë, ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi është i interesuar për cilësinë e ushqimit e në veçanti të produkteve të qumështit.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit./21Media

Back to top button