Muharremaj: Ndërrimi i dytë në Gjinekologji pa shërbim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Suharekës, Murtez Zekolli, bëri të ditur se në këtë komunë nuk është funksional reparti i lindjes.
Sipas tij, gratë që shkojnë për të kërkuar trajtim në këtë repart, udhëzohen të shkojnë në Prizren pasi nuk ka mjek gjinekolog.
Kryetari aktual, njëherësh kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë për edhe një mandat në krye të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e pranoi se ndërrimi i dytë në Gjinekologji është pa shërbim.
“Është reparti i lindjes, është një gjinekolog. Disa herë kemi shpallur konkurse, nuk kemi ka shkuar në pension. Ai (gjinekolog) që ka shkuar në pension është i kontraktuar me shërbime dhe çdoherë është në ndërrimin e parë aty. Po ndërrimi i dytë pa shërbim”, tha Muharremaj në Debate Zgjedhore të RTV21./21Media

 

Back to top button