Çfarë ofron Murtez Zekolli për Suharekën?

Murtez Zekolli, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Suharekës, tha se së bashku me ekspertë kanë përpiluar një program që është i thjeshtë, i qartë, i mundshëm dhe i realizueshëm.
Ai premtoi se gjatë qeverisjes së tij, qytetarëve do t’ju ofrojë siguri, respektim të ligjit për vetëqeverisje lokale, funksionim demokratik të të gjitha institucioneve komunale, komunë transparente dhe llogaridhënie.
Tutje, ai premtoi se do të investojë për hapjen e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, duke funksionalizuar Agrozonën në fshatin Samadraxhë dhe krijimin e dy zonave të reja industriale.
Për bujqësi premtoi subvencionim për të gjitha veprimtaritë bujqësore dhe zero taksë komunale për këto veprimtari./21Media

Back to top button