Muhaxheri: Presidenca Çeke po investon shumë në çështjen e liberalizimit të vizave

LIVE UPDATE
Presidenca Çeke po investon shumë në çështjen e liberalizimit të vizave
Analisti Artan Muhaxheri thotë se Presidenca Çeke është duke investuar shumë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Por sipas tij, eshtë edhe një përkrahje e jashtëzakonshme e Gjermanisë, si një shtyllë e Bashkimit Evropian.
Muhaxhiri beson se liberalizimi i vizave është vendim puro politik, pasi nuk ka më asnjë kriter teknik i cili duhet të plotësohet nga Kosova.
“Ideja e liberalizimit është shndëruar në një sagë të jashtëzakonshme, nuk besoj që i njëjti proces ka ndodhur me ndonjë prej vendeve, edhe pse Kosova ka qenë jashtëzakonisht konstruktive e bashkëpunuese. I ka plotësuar të gjitha kërkesat, por duket që ato kalkulimet e brendshme politike në BE, dhe interesat e shumta kanë bërë që të jemi në këtë nivel”, tha Muhaxheri në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21.
“Duket që Presidenca Çeke është duke investuar shumë në çështjen e liberalizimit të vizave, por eshtë edhe një përkrahje e jashtëzakonshme e Gjermanisë, si një shtyllë e BE-së. Ky vendim është puro politik, nuk ka më asnjë kriter teknik i cili duhet të plotësohet nga Kosova dhe mbetet në vullnetin dhe mëshirën e politike të lidershipit evropian që t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e pa viza”, shtoi ai.
A ka vende të BE-së që janë ende skeptike për liberalizim të vizave për Kosovën?
Analisti politik, Artan Muhaxheri beson se logjikisht, emocionalisht e teknikisht, nuk ka asnjë mundësi që ndonjë vend i Bashkimit Evropian të jetë ende skeptik për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij, janë interesa të brendshme të vendeve përkatëse që e kanë shtyrë këtë proces deri në këtë nivel.
“Logjikisht nuk do të ishte dashur të kishte ndonjë paralelizëm mes Kosovës dhe vendeve tjera, sepse Kosova është një vend sui generis, pra sa i përket kontekstit dhe sa i përket popullsisë e dashamirësisë që kosovarët e kanë për BE-në, pra të një imazhi të mirë të njerëzve punëtorë. Nuk do të duhet të kishte kaq shumë probleme pra duket se secili vend e përkthen çështjen e Kosovës në politike të brendshme, pra ka shumë vende të cilat kanë probleme me djathtizmin, ta zëmë: Franca, Holanda, e kështu me radhë”, tha Muhaxheri.
“Për fat të keq, edhe ata politikanë që kanë qenë përkrahës, për shkak të interesave të tyre të brendshme elektorale kanë qenë shpesh kundër liberalizimit të vizave”, shtoi ai./21Media

Back to top button