Muja i shkon për përhajr Atiqit në zyre
Për ta uruar për postin e ri, kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq i shkoi sot në vizitë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh I bindur se me Atiq do të përmisohet gjendja në Komunën veriore të Mitrovicës.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm.Punë të mbarë Erden Atiq.”, ka shkruar Muja./21Media