Mula për themelimin e Operës: Bravo Kosovë për vendimin historik

 
Sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula, ka përgëzuar Kosovën për vendimin e themelimit të Operës.
Mula ka thënë se themelimi i Operës së Kosovës është lajmi më i bukur i këtyre momenteve që po kalon bota.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ART ! Bravo Kosovë për vendimin historik ! FALEMINDERIT”, ka shkruar Mula në Facebook.
Në Kuvendin e Kosovës dje, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik./21Media

Back to top button