”Mundësi për 1160 punëkërkues”

Sipas Abrashit në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se kanë lansuar programin e nxitjes së punësimit. Ai ka bërë të ditur se janë gjithsej 1160 punëkërkues të sektorëve të ndryshëm.

”Pas një pune disa mujore, në bashkëpunim me GIZ, sot lansojmë programin e nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë. Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative. Pra në total kemi mundësi për 1160 punëkërkues”, ka shkruar Abrashi duke ftuar bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar ë pranë zyreve të punësimit./21Media

Back to top button